FC Besa nuk shuhet, paraqitet në gara për sezonin 2022/23

FC Besa nuk shuhet, paraqitet në gara për sezonin 2022/23

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Besa e Pejës nuk do të shuhet përkundër problemeve të mëdha financiare që i ka pasur kohët e fundit. Klubi pejan nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të shuhet, por do të paraqitet në gara për sezonin e ri.

Në sqarim, Besa ka pranuar telashet financiare, por ka bërë të ditur se tashmë është regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për garat e sezonit 2022/23.

“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet. FC Besa është duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamirës të klubit, në çfarëdo forme, është i mirëseardhur”, thuhet ndër të tjera në sqarim. “Burimet e vetme të informacioneve zyrtare janë dhe do të mbeten kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale”. Sezonin e shkuar, Besa u paraqit në Ligën e Parë – Grupi A, ku përfundoi e fundit në tabelë.

Related Articles