FC Drita dhe Teatri i Qytetit, memorandum bashkëpunimi

FC Drita dhe Teatri i Qytetit, memorandum bashkëpunimi

FC Drita dhe Teatri i Qytetit në Gjilan kanë arritur marrëveshje, përmes një memorandum-bashkëpunimi të ndërsjelltë në aktivitetet e tyre, kulturore dhe sportive, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes kësaj marrëveshje klubi Drita dhe dhe Teatri i Qytetit do të shkëmbejnë përvoja dhe do të mbështesin njeri-tjetrin, përmes promovimit të shfaqjeve teatrale dhe ndeshjeve sportive nga artistët, futbollistët e tifozët, u tha nw ceremoninw e organizuar tw nwnshrkimit tw marwrveshjes.

Drejtori i përgjithshem, Feti Murseli, theksoi se marrë parasysh sukseset e të dyja palëve, në sport e kulturë në vazhdën e zhvillimit të politikave të përbashkëta synohet të mbështesin njëri-tjetrin, të promovojnë krijimet teatrale e sportive deri tek rritja e performancës, cilësisë dhe shikueshmërisë.

Drejtori i teatrit, Erson Zymberi theksoi faktin që FC DRITA dhe Teatri i Qytetit në Gjilan falë punës dhe profesonalizmit kanë arritur të jenë shembull në nivel republike për organizimin, lojën dhe rezultatet, prandaj synojnë të gërshëtojnë përvojën vendore dhe ndërkombëtare në suksese të mëtutjeshme, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles