Klubi Futbollistik “Drita” është më e ‘zhurmshmja’ në këtë afat kalimtar të verës.
Skuadra gjilanase deri më tani ka arritur t’i sjellë disa prurje, por gjithashtu nga “bardhekaltërit” ka pasur edhe largime.
Nga klubi është larguar edhe ndihmëstrajneri, Alban Dragusha.
Gazeta Enigma mëson se klubi gjilanas ka filluar negociatat me trajnerin, Fadil Ademi, që t’i bashkohet stafit të Ardian Nuhiut.
Ademi më parë ka qenë ndihmëstrajner i Llapit, kurse së fundmi ka drejtuar skuadrën e Ulpianës.
Gazeta Enigma do t’ju mbajë të informuar për merkaton në Kosovë.
/Gazeta Enigma/