Zyrtare: Liria përforcohet me mesfushorin Andri Stafa

Zyrtare: Liria përforcohet me mesfushorin Andri Stafa

 Liria ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra e madhe kosovare është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas disa viteve mungesë, derisa ka bërë disa përforcime.

I fundit që i bashkohet bardhezinjve është mesfushori i talentuar shqiptar Andri Stafa.

21-vjeçari i bashkohet Lirisë pas aventurave që kishte me Tiranën dhe së fundmi Llapin.

Njoftimi i plotë nga KF Liria (pa ndërhyrje):

Mesfushori ofensivë Andri Stafa nënshkruan me Lirinë. Ish- lojtari i Tiranës dhe Llapit sot iu bashkëngjit klubit tonë.

21 vjeçari pritet t’a plotësojë fuqishëm mesfushën bardhezi. 

Related Articles