Komisioni Disiplinor i FFK-së sot ka publikuar vendimet për xhiron e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e pestë u kalua nën hijen e takimit Prishtina – Ballkani të cilën e fituan mysafirët me rezultat 0-1.
Organizimi nga ana e Prishtinës ishte i dobët duke bërë që tifozërit e këtyre dy skuadrave të përleshen ndërmjetvete ku si pasoj e kësaj u therren tre tifozë të Ballkanit.
Komisioni disiplinor i FFK-se ka vendosur që Prishtinën ta denojë me dy ndeshje moslojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kur luajnë si vendas dhe me dënim prej 1200 eurove.
NJOFTIMI I PLOTË I FFK-SË:
C “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut të atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozët mysafirë ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Tifo grupi ”Plisat”, në minutën e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive.
I. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore FC “Prishtina”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë. (Jashtë qytetit të Prishtinës).
II. FC “Prishtina”: Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
III. Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin e
shkaktuar nga tifo grupi “ Plisat” , në stadiumin “ Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.