Federata e Futbollit e Francës (FFF) ka vendosur për mos ndalimin e ndeshjeve gjatë Ramazanit në mënyrë që futbollistët të mund të ndërpresin agjërimin në kohën e caktuar.
“L’Equipe” ka raportuar se një email u është dërguar tashmë zyrtarëve nga komisioni i arbitrave, transmeton Gazeta Express.
FFF është arsyetuar duke u thirrur në nenin e parë të statutit të tyre ku thuhet se: “Futbolli nuk merr parasysh konsideratat politike, fetare, ideologjike…”.
Tutje thuhet se ky parim zbatohet për të gjithë ata që janë të përfshirë në futboll dhe se “u takon të gjitha palëve të përfshira të sigurohen që ai respektohet”.
Më herët, gjatë ndeshjeve të kombëtareve në këtë muaj, lojtarëve të Francës iu kërkua, por jo në formë detyrimi, që të mos agjëronin gjatë angazhimit të tyre me ekipin kombëtar, gjë që u pranua nga ata.