Ferati dhe Partizani me sy nga Kosova

Ferati dhe Partizani me sy nga Kosova

Partizani është njëri nga klubet shqiptare që në radhët e veta ka një koloni ‘dardane’.

Altin Bytyçi, Andi Janjeva, Leart Zekolli, Adnard Mehmeti, Gjelbërim Taipi dhe së fundmi Redon Ismaili janë disa nga futbollistët ‘dardan’ që militojnë te kampionët e Shqipërisë.

Sistemi i skautimit duket se po jep frytet e veta në klubin e Partizanit dhe për këtë njëri ndër meritorët është menaxheri i këtij klubi Altin Ferat.

Përpos që ka ‘piketuar’ futbollistë me origjinë ‘dardane’, ai dhe klubi nga Tirana janë përkujdesur që të sjellin edhe lojtarë të tjerë nga kampionati kosovar, siç është rasti i Christian Mba, lojtarin për të cilin paguan 100 mijë euro.

Siç mëson “Blic Sport” nën ‘radarin’ e demave janë edhe disa futbollist të rinj nga Kosova, të cilët mund t’u bashkohen në edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë që te Partizani kanë luajtur edhe më parë futbollistë nga Kosova si Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi, Besnik Krasniqi, Rron Broja, Astrit Fazliu dhe Mentor Mazrekaj.

Related Articles