Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Rushiti përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, njofton Gazeta Enigma.
“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.
Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar drejtoresha e QKRMT-së në Facebook.
Ajo e ka quajtur arritje të madhe këtë nominim. Ka thënë se ajo dhe ekipi i saj frymëzohen nga nominimi për të avokuar globalisht për plagën e rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikte si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit./GazetaEnigma/