Ferizaj, arrestohet një burrë pasi kanosi gruan e tij

Ferizaj, arrestohet një burrë pasi kanosi gruan e tij

Një burrë i moshës 30-vjeçare është arrestuar në fshatin Balaj të Ferizajt pasi ishte kanosur bashkëshorten e tij të moshës 24-vjeçare, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar rreth orës 23:00.

“Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar”, thotë policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’./GAZETA ENIGMA/

Related Articles