Policia nga Qendra Emergjente në Ferizaj këtë të hënë ka pranuar një informacion se është duke u trajtuar një person i lënduar, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Një grua 29-vjeçare ka plagosur me thikë burrin e saj 32-vjeçar mëngjesin e sotëm në Ferizaj.
Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë për ta hetuar këtë ngjarje, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
“Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Besim Ndrecaj’’ në Ferizaj, kur personi Q.B ( F/K) e moshës 29 vjeçare kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë ( thikë) bashkëshortin e saj me inicialet B.K (M/K) i moshës 32 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin epolicisë.
“Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”.
Tutje nga Policia kanë njoftuar se “pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentative’’, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore”. /Gazeta Enigma/