Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:00, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.