Arrestohet prishtinasi, tentoi ta dhunonte një grua

Arrestohet prishtinasi, tentoi ta dhunonte një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim dhunimi që ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima kishte rezistuar duke i shpëtuar kështu dhunimit.

I dyshuari është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Related Articles