Ferizaj me super-premio për duelin me Dritën

Ferizaj me super-premio për duelin me Dritën

Ferizaj e ka nisur për mrekulli stinorin pranveror, ku në tre ndeshje ka marrë pesë pikë.

Bardhekaltërtit kanë barazuar në udhëtim me Gjilanin dhe Malishevën, teksa ka mposhtur Prishtinën.

Duke marrë parasysh se kanë një ndeshje shumë të vështirë në kuadër të xhiros së 22-të ndaj Dritës, presidenti i klubit Lulzim Abazi i ka kumtuar një lajm sot futbollistëve të tij.

Gazeta Olle mëson nga burime brenda klubit se i pari i klubit ferizajas u ka thënë pas stërvitjeve të sotme futbollistëve se kanë super premio nëse ndalin pikët e plota të shtunën në Ferizaj.

Sigurisht që do të jetë një super duel, por nuk është e pamundur edhe fitorja e vendasve duke marrë parasysh se në ndeshjen e parë e ndalën Dritën në barazim, teksa në sfidën e dytë në Gjilan u mposhtën vetëm në minutat e fundit.

Edhe pse presidenti i klubit Lulzim Abazi nuk i ka bërë me dije shumën që do të ofrojë premio, bëhet fjalë për një premio të madhe dhe lojtarët do të jenë të motivuar për këtë duel.

Related Articles