Ferizaj: Një 21 vjeçare tenton të hidhet nga ballkoni, shpëtohet nga Policia

Ferizaj: Një 21 vjeçare tenton të hidhet nga ballkoni, shpëtohet nga Policia

Policia ka raportuar një tentim vetëvrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.

Një vajzë 21 vjeçare ka tentuar të hidhet nga ballkoni, por është shpëtuar nga Policia.

“Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare ishte duke tentuar të hidhej nga ballkoni. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët, e më pas kanë vërejtur viktimën në anën e jashtme të ballkonit. Policët kanë tentuar ta qetësojnë me komunikim, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën e banesës me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në tarracë, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave të ballkonit, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër”, thekson Policia.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, e cila ishte në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.

“Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Nga informacionet e siguruara deri më tani, dyshohet se viktima edhe më herët ka pasur probleme të natyrës psikike”.

Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ajo është dërguar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë. / Gazeta Enigma.

Related Articles