Ferizaj: Policia shqipton mbi katër mijë gjoba vetëm gjatë janarit

Ferizaj: Policia shqipton mbi katër mijë gjoba vetëm gjatë janarit

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit janar-2023 ka shqiptuar katër mijë e 522 gjoba kundërvajtëse.

“Ndërsa ka hequr edhe 71 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe u ka vazhduar masën mbrojtëse edhe 25 shoferëve tjerë, që kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse. Ndërsa, janë raportuar 155 aksidente, prej tyre: 61 aksidente me lëndime, dhe 94 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, vijon njoftimi.

Related Articles