Festë e dyfishtë në River Plate, fitohet titulli i 37-të në 120 vjetorin e themelimit te klubit

Festë e dyfishtë në River Plate, fitohet titulli i 37-të në 120 vjetorin e themelimit te klubit

River Plate ka arritur të fitojë titullin kampion në Superligën e Argjentinës, të 37-tin në histori të tyre dhe pikërisht në vitin e 120 vjetorin e themelimit të klubit.

Klubi i madh argjentinas, arriti të fitojë me rezultat të thellë 4-0 ndaj Racing Club në stadiumin Monumental në Buenos Aires, një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e Marcelo Gallardos që ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Argjentinë.

Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë, ‘Los Millinarios’ fituan zyrtarisht titullin e 37-të kampion në Argjentinë, tre javë para fundit zyrtar të sezonit.

Ky trofe është i veçantë për River Plate pasi erdhi para tifozëve të tyre dhe pikërisht në vitin e 120 vjetorit të themelimit të klubit.

Në këtë sezon, klubi i madh argjentinas nuk pati edhe konkurrencë të fortë pasi rivalët e mëdhenj si Boca Juniors, Estudiantes, Independiente, Lanus, Racing Club e San Lorenzo kanë pasur shumë luhatje në rezultate.

Ndjekësit më të afërt për momentin janë Defensa Justicia dhe Talleres Cordoba. /Gazeta Enigma/.

Related Articles