Festim Alidemën e vërshojnë ofertat nga Shqipëria

Festim Alidemën e vërshojnë ofertat nga Shqipëria

Sulmuesi anësor Festim Alidema ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me FC Llapin.

Alidema në këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar te skuadra e Llapit, duke treguar edhe njëherë cilësitë e tij që i ka.

Tani kur jemi në afatin kalimtar të transferimeve shumë lojtarë janë para zgjedhjeve të vështira, se ku do të luajnë për sezonin e ri 2023/2024, sezon i cili pritet të nisë pothuajse në të gjitha kampionatet brenda një muaji, shkruan Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma mëson se sulmuesi nga Pozherani i Vitisë, Festim Alidema është vërshuar nga ofertat pas formës së mirë në sezonin e kaluar.

Alidema deri tani ka marrë oferta nga skuadra nga Shqipëria si Vllaznia e Shkodrës, Dinamo e Tiranës.

25-vjeçari po ashtu ka oferta edhe nga dy klube nga Kosova dhe nga Turqia.

Ai pritet që së shpejti të merr vendim për të ardhmen e tij. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles