“Festo me zemër, jo me armë”, mban emrin fushata më e fundit ndërgjegjësuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të lansohet sot.
Zyra për Komunikim Publik e MPB-së përmes një komunikate bëri të ditur se hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinatorit Nacional për kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivit.
Sipas kësaj komunikate, ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 09:30 deri në 10:30. /Gazeta Enigma
“Festo me zemër, jo me armë”, sot MPB-ja lanson fushatën ndërgjegjësuese
