Tash e disa vite stadiumi i Gjilanit ka mbetur veç projekt, pavarësisht se pati premtime të shumta për ndërtimin e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Por këtë të hënë është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për ndërtimin e një fushe të futbollit.
“Ndërtimi i fushës së re në Gjilan vjen si pjesë e programit të FFK-së ‘çdo 45 ditë një fushë futbolli’, që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në çdo cep të vendit. Fusha e re që do të ndërtohet në Gjilan do të krijojë kushte dhe mundësi edhe më të mira për klubet, të rinjtë dhe komunitetin sportiv në përgjithësi në këtë komunë”, shkruan në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Enigma/