Federata e Futbollit e Kosovës u bën thirrje të gjitha klubeve dhe personave që janë pjesë e organizimit të ndeshjeve të futbollit për vaksinim kundër pandemisë COVID.
Situata e pandemisë në vendin tonë dita-ditës është duke u përkeqësuar, andaj është obligim i të gjithëve që të tregohemi të përgjegjshëm dhe t’i përmbahemi rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbrojtje nga virusi dhe të vaksinohemi, thuhet në thirrjen e FFK-së, për vaksinim.
“Të gjithë duam t’i rikthehemi normalitetit sa më shpejt që është e mundur, por kjo nuk arrihet nëse nuk tregohemi të përgjegjshëm, pikësëpari me rrethin tonë të ngushtë, e pastaj edhe me komunitetin e gjerë. Prandaj, le të vaksinohemi të gjithë dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin nga ky virus që nuk njeh moshë!'”, thuhet mw tej nw thirrjen e FFK.sw e cila fton klubet që në mënyrë të organizuar dhe pa ngurrim ta kryejnë procesin e vaksinimit në qytetet ku e zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Kjo përveç se do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm, do të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e garave në futboll, shton faqja zyrtare e FFK-së, duke përçuar mesazhin për vaksinim te klubet dhe futbollistët, kur na ndajnë pak ditë nga fillimi i edicionit të ri 2021/2022 në të gjitha kategoritë.