FFK u dërgon letër klubeve: Pjesëmarrja në Ligën U21 është obligative

FFK u dërgon letër klubeve: Pjesëmarrja në Ligën U21 është obligative

Duke filluar nga edicioni i ri 2023/24 në futbollin kosovar do t’i nisë garat edhe Liga U21.

FFK u ka dërguar letër klubeve të Superligës, duke cekur që pjesëmarrja në Ligën U21 obligative.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se FFK ka kërkuar nga klubet e Superligës që brenda dhjetë ditëve të kompletojnë stafin dhe lojtarët për krijimin e ligës U21.

Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilat po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Related Articles