FFK organizon seminar njëditorë për VAR

FFK organizon seminar njëditorë për VAR

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.

Ky seminar si qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyrjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve, thuhet në njoftimin e FFK-së, në të cili, përveç rasteve e situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme garash, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës të cilat janë vendosuar ose ndryshuar në saje të vendimieve të sistemit VAR.

FFK Organizaon smeinarin e VAR-it, me temën: “Rikapitulimi i ndërhyrjeve” dhe “Ritheksimi i linjës së intervenimit”


Ligjërues në seminar ka qenë Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pamje nga seminari VAR – AVAR i organizuar nga FFK

Related Articles