Katër zyrtar të UEFA-së dhe FIFA-së kanë ardhur në Kosovë, saktësisht do të vizitojnë Federatën e Futbollit.
Delegacioni i përbërë nga Yann Hafner, Luca Nicola, Denis Bastari nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA, do të fokusohen në çështjet ligjore dhe dokumentet bazike të FFK-së siç janë statuti dhe rregulloret.
Gjatë ditës së enjte përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së në takim i priti presidenti Agim Ademi si dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Taulant Hodaj.
Arsyeja e këtij takimi është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FFK-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-së dhe UEFA-së.
Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së./Gazeta Enigma/