FIFA ka hapur precedurë hetimore kundër Serbisë për ngjarjet që ndodhen në javën e kaluar ndaj Zvicrës, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta “Tages Anzeiger” ka shkruar se FIFA ka hapur procedurë hetimore kundër Serbisë. Hetimet po zhvillohen në lidhje me nenin 12 për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtareve dhe për diskriminim dhe rend dhe siguri.
Procedura disiplinore më saktësisht është hapur për trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç që bëri komente ofenduese për nënat shqiptare.
Ndërkohë, FIFA nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe kapitenit të ekipit zviceran Granit Xhakës.
Zvicra e eliminoi Serbinë nga Botërori, pasi e mposhti 3:2 në ndeshjen e fundit të Grupit G.