Gjermania u eliminua shkaku i telasheve brenda ekipit

Gjermania u eliminua shkaku i telasheve brenda ekipit

Eliminimi i Përfaqësueses së Gjermanisë për herën e dytë rresht në fazën e grupeve të Kupës së Botës, është parë si befasi e madhe.



Në turneun e Katarit, Gjermania përfundoi e treta në Grupin E dhe nuk arriti të avancojë në fazën eliminatore. Megjithatë, mediumet gjermane kanë raportuar se brenda ekipit të Gjermanisë ka pasur telashe, të cilat kanë rezultuar me eliminim të hershëm.

Mësohet se ekipi ka qenë i ndarë në dysh, pasi një pjesë e lojtarëve nuk ishin të pajtimit që turneun ta përdorin për çështje politike.

Në fakt, disa prej tyre ishin kundër kampanjës për shiritin e kapitenit, të cilin e ndaloi FIFA para fillimit të turneut, pasi ishin të bindur se po përdoreshin për diçka që nuk ka të bëjë me sportin. Ndërkohë, disa lojtarë tjerë, në krye me kapitenin Manuel Neuer ishin pro kësaj fushate, e cila thuhet se solli pakënaqësi në zhveshtoren e Gjermanisë.

Related Articles