FIFA publikon ranglistën e re, Kosova pozicionohet në vendin e 107-të

FIFA publikon ranglistën e re, Kosova pozicionohet në vendin e 107-të

FIFA ka publikuar të enjten ranglistën e fundit për këtë vit. Dhe në krye të saj nuk është Argjentina, që të dielën u shpall kampione e botës.

Ndonëse me titullin më të madh të mundshëm, Argjentina renditet vetëm e dyta, pasi avancoi për një pozitë. Ranglistën e udhëheq Brazili.

Pas Argjentinës janë Franca, Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Sipas FIFA-s, Argjentina do të dilte në pozitën e parë nëse do të fitonte ndaj Francës në finale, në kohën e rregullt apo në kohën shtesë. Ndeshja u vendos me penallti.

Kroacia ka avancuar për pesë pozita me arritjen në gjysmëfinale dhe tani është e shtata.

Ndërkohë gjysmëfinalisti tjetër, Maroku, ka avancuar 11 pozita dhe tani është i 11-ti. Maroku ka bërë përparimin më të madh në ranglistë gjatë vitit 2022, duke mbledhur plot 142 pikë, njofton FIFA.

Për 11 pozita ka avancuar edhe Australia, ndërsa Kameruni përparoi për dhjetë pozita.

Plot shtatë përfaqësuese kanë avancuar për më shumë se dhjetë pozita, duke llogaritur periudhën nga dhjetori 2021. Maroku ka përparuar për 17 pozita për një vit dhe 11 nga publikimi i kaluar.

Shqipëria mbetet e 66-ta, ndërsa shumë më poshtë është Kosova, e 107-ta.

Related Articles