Kongresi i FIFA-s në Kigali ka votuar për suspendimin e Federatës së Futbollit të Sri Lankës dhe asaj të Zimbabves.
Shkak për përjashtimin e këtyre federatave është bërë ndërhyrja e politikës në sport.
Në rastin e Sri Lankës, Ministria së Sportit e këtij shteti ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve në federatë.
Ndërsa në rastin e Zimbabves suspendimi ndodhi për shkak se qeveria ka hequr sekretarin e përgjithshëm të federatës dhe ka tentuar të vendosë një Këshillë të përkohëshëm për ta udhëhequr federatën.
Kësisoj, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë masat sanksionuese ndaj përzirjes së politikës në sport, duke i mbrojtur anëtarët e vet.
FIFA është organizatë që udhëheq futbollin në nivel global dhe ka vendosur rregulla të rrepta për të mbrojtur pavarësinë e saj nga ndikimet politike.
Kjo do të thotë që FIFA nuk lejon ndërhyrjen e politikës në sport në asnjë shtet dhe ka ndërmarë disa veprime për të siguruar këtë.