Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se subjekti që ai udhëheq ka marrë disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e brendshëm të saj.
Në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryesia mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së.
Abidxhiku ka njoftuar se LDK synon të hapet dhe të pranoj të rinjë dhe të reja që besojnë në vlerat e përbashkëta që përfaqëson kjo parti politike.
“Ekipet do të propozojnë reformimin e thellë tonin; të domosdoshëm për kohën dhe për nevojat e ardhshme. Reforma synon t’i hapë strukturat tona ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve e të rejave që besojnë në vlerat tona të përbashkëta.” ka shkruar ai.
Sipas Abdixhikut, rruga përpara është e gjatë por hapat e tyre janë të sigurt.
“Në këtë balancë të për bashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”, ka shtuar kryetari i LDK-së.
Më posht gjeni postimin e plotë të tij.