Fillojnë reformimet strukturore brenda LDK-së

Fillojnë reformimet strukturore brenda LDK-së

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se subjekti që ai udhëheq ka marrë disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e brendshëm të saj.

Në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryesia mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së.

Abidxhiku ka njoftuar se LDK synon të hapet dhe të pranoj të rinjë dhe të reja që besojnë në vlerat e përbashkëta që përfaqëson kjo parti politike.

“Ekipet do të propozojnë reformimin e thellë tonin; të domosdoshëm për kohën dhe për nevojat e ardhshme. Reforma synon t’i hapë strukturat tona ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve e të rejave që besojnë në vlerat tona të përbashkëta.” ka shkruar ai.

Sipas Abdixhikut, rruga përpara është e gjatë por hapat e tyre janë të sigurt.

“Në këtë balancë të për bashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

Më posht gjeni postimin e plotë të tij.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, morëm disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm; vendime që kanë për…Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, April 19, 2021

Related Articles