Fillon takimi i thirrur i Kurtit me partitë politike

Fillon takimi i thirrur i Kurtit me partitë politike

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me partitë politike për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes është deklaruar para fillimit të takimit me krerët e partive politike.

I njëjti para mediave tha se së pari duhet të ‘’ shohim se kush po vjen’’,  se si po ecën.

‘’Së pari ta shohim se kush po vjen, si pop ecën, e mandej shpresoj se do të kemi se çfarë të them”, ka thënë ai.

Ky takim vjen pas 38 seancave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas njoftimit, kërkesa për këtë takim u bë pas obligimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar partitë politike që brenda një afati 30 ditor të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Related Articles