Ka nisur të mbahet takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe zëvendës ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit ata do të mbajnë një konferencë për media.
Pas presidentes, Gabriel Escobar pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.