Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka marrë edhe fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Dardanët të dielën mbrëma në Prishtinë, mposhtën me rezultat 78:73 Danimarkën. Kjo ndeshje është vendosur krejtësisht në minutat e fundit.
Kosova deri në çerekun e katërt ishte me 21 pikë epërsi, por që nga minuta 07:44 rezultati u shkrie nga danezët të cilët me seri pozitive u afruan në vetëm tre pikë 76:73. Por më pas Drilon Hajrizi bëri kërcim vendimtar në mbrojtje dhe realizoi dy gjuajtje të lira për 78:73.
Valon Bunjaku ishte më i miri te Kosova me 14 pikë e katër asistime. Dardan Berisha i realizoi 16 pikë e 5 asistime, ndërsa Drilon Hajrizi i kishte 14 pikë. Te Danimarka u dallua Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.
Kosova tri ditë më parë u mposht në udhëtim nga Norvegjia. Ndeshjen tjetër e luan më 27 shtator 2022 kur e pret Norvegjinë.