Sport Club “Gjilani” sot e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Liepajas në Letoni, raporton Gazeta Enigma.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka udhëtuar drejt Letonisë për të administruar avantazhin e ndeshjes së parë e të kalojë në fazën tjetër, ku e pret një emër i madh si BSC Young Boys.
Albert Dabiqaj ishte golashënuesi i ndeshjes së parë, por që asgjë nuk ka përfunduar, sepse avantazhi është minimal.
Tashmë janë mësuar edhe formacionet startuese të këtij ballafaqimi.
Gjilani: Koliçi, Beqja, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Aziz, Dabiqaj, Zabërgja, Cale, Kelmendi, Krasniqi.
Kujtojmë që ndeshjen mund ta ndiqni direkt në Super Sport 3.
/GAZETA ENIGMA/