Flasin nga kompania e autobusit që u aksidentua në Komoran

Flasin nga kompania e autobusit që u aksidentua në Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Komoran, njofton Gazeta “Enigma”.

Në aksident janë përfshirë tri mjete, në mesin e tyre edhe një autobusë.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me kompaninë Barileva Turist të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.

Nga kjo kompani kanë deklaruar se nuk janë në dije se dikush nga kompania e tyre është përfshirë në ndonjë aksident trafiku.

“Ka mundësi që autobusat tanë janë kapur në njonjë fotografi e atyre që janë duke udhëtuar nëpër gjithë Evropën”, ka deklaruar Erza nga kjo kompani.

Tutje ajo ka shtuar se “deri më tan inga stafi i terenit nuk ka dalur me nonjӕ njoftim se ka ndonjë të lënduar, ose që ka ndodhur ndonjë aksident, ndoshta ka qenë ndonjë prekje e vogël, përndryshe besoj na kishin lajmëruar”. /Gazeta Enigma/

Related Articles