Flet ambasadori i Kosovës në Shqipëri për Gazetën Enigma – jep detaje për vdekjen e tre kosovarëve

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë për Gazetën Enigma se tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre pasi dyshohet se u helmuan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe famijarë”, tha Hasani.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar”.

Sipaa tij “materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”. /Gazeta Enigma/

Related Articles