Që nga data 23 shtator dy vajza, njëra 18 dhe tjetra 19-vjeçare janë zhdukur nga qyteti i Pejës.
Ato ishin duke shkuar në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe nga ajo ditë familjarët e tyre nuk kanë informacione për vendndodhjen e tyre.
Sali Berisha, babai i 19 vjeçares në Tëvë1, tha se informacionet deri më tani si familje i kanë të njëjta që nga dita e parë kur e kanë lajmëruar rastin.
“Deri tani informata që i kemi si familje janë pothuajse të njëjtat që i kemi prej ditës së parë kur e kemi lajmëruar në stacionin policor. Që nuk dihet vendi dhe ndodhja e tyre, kah janë e qysh janë”, tha ai.
Sipas tij, po flitet që vendndodhja e fundit e dy vajzave ka qenë në stacionin e autobusëve.
“E di që po flitet që vendndodhja e tyre deri në orën 17:40 pasdite ka mundur me qenë aty dikur afër stacionit të autobusëve”, deklaroi Berisha.