Dje në Carralevë të Shtimes një veturë ka goditur për vdekje dy fëmijë të moshës 8-vjeçare teksa po ecnin rrugës.
Një ditë pas tragjedisë ka folur një familjar i fëmijëve që u goditën për vdekje.
Ai ka shpjeguar sesi erdhi deri te aksidenti tragjik.
“Ata nuk kanë qenë në rrugë në asfalt as nuk kanë ia kanë pre rrugën, kanë qenë duke shku te njëri shok, se ka qenë ditë e diel, por ata në këto kushte shkojnë edhe në shkollë dhe shkollën e kanë 2 kilometra larg nga këtu”.
Tutje ai ka thënë se nuk kanë kontakte me personin që ka shkaktuar aksidentin dhe familja e tij kanë dërguar njerëz për të biseduar, por “për sot nuk kemi kurgja mundësi në këtë drejtim edhe pse disa dojmë të bëjmë”.
Ai ka bërë thirrje që tragjedia e djeshme të jetë mesazh për ngasësit e automjeteve.
“Vdekja e tyre le të jetë një thirrje për të gjithë ngasësit e makinave sidomos këta që vijnë në këtë pjesën këtu. Thirrja le të mbetet një thirrje nga zemra e të gjithë banorëve dhe vdekja e tyre që pushteti të ndërmerr diçka për përmirësimin e kushteve të këtyre fëmijëve, të paktën ata mos ta kenë frikën e vdekjes në rrugë”, u shpreh për Kanal10.
Tutje, banorët treguan se kanë bërë kërkesë për trotuare mirëpo deri më tani nuk është realizuar kërkesa e tyre.
“Unë jom kanë në ara, veç i kom pa kerret qe janë nal aty, e kom nal traktorin, një kushëri më ka thanë nale se ka ra ni kerr në rekë… Atëherë na i kem kap. Unë e kom kap njanin, e ai njanin. Ni kerr na ka çu deri në ambulantë në Shtime. Lirjoni deri në ambulantë ka pas shenja jete, pulsi i ka rreh, aty ma në Prishtinë sna kanë lan me hi…”, ka pohuar një kusheri i fëmijevë.