Boksieri i mirënjohur shqiptar, Florian Marku do të rikthehet të shtunen mbrëma në ring.
Marku do të përballet sonte me francezin Jorick Luisetto në Londër.
Gjegjësisht, boksieri nga Lushnja sonte do të ndeshet me Luisetton në “SSE Arena”.
Marku synon ta vazhdojë edhe tani ecurinë e tij pa humbje në dhjetë përballjet e fundit.
Ndryshe, shqiptari hyn në ring sonte pas fitores ndaj Maxim Prodanit. /Gazeta “Enigma”/