Fluks i madh i turistëve në Brezovicë, Policia jep detaje për gjendjen aktuale

Fluks i madh i turistëve në Brezovicë, Policia jep detaje për gjendjen aktuale

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.

Sipas njoftimit të policisë, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit.

“Automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre .

Kjo po bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

“Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim, përfundon njoftimi i PK-së./Gazeta Enigma/

Related Articles