Trajneri i Kosovës në futboll, Franco Foda ka mbajtur sot një konferencë për media.
Nga aty janë shpalosur detaje lidhur me grumbullimin e futbollistëve për dy ndeshjet e edicionit të ri të UEFA Nation League.
Foda tha se qëllimi kryesor i tyre është që ta fitojnë grupin.
“Së pari duam ta fitojmë ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Dhe, po qëllimi ynë është që të realizojmë sa më shumë fitore dhe të dalim të parët në grup, për atë edhe luajmë futboll”, u shpreh Foda.
Një pjesë e futbollistëve do të grumbullohen sot për t’u përgatitur për ndeshjet e shtatorit, derisa pjesa tjetër do të bashkangjiten nesër.
Ndërkaq Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala i ka zbuluar mungesat e “Dardanëve” për ndeshjet e shtatorit.
“Mirlind Kryeziu ka luajtur dje me skuadrën e Zurichut, por për shkak të shqetësimeve shëndetësore që i janë shfaqur mbrëmë, do të mungojë në këtë grumbullim. Për arsye shëndetësore në këtë grumbullim, edhe pse ishin në listën fillestare të përzgjedhësit Foda, do të mungojnë Ismet Lushaku e Bernard Berisha”, deklaroi Shala.
Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri gjerman më 6 shtator do të ballafaqohet në “Fadil Vokrri” me Ukrainën derisa tri ditë më pas do të jetë mysafire e Gjeorgjisë. Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë. /Gazeta Enigma