Selektori i Kosovës, Franco Foda do të mbajë sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve të tetorit, duke filluar nga ora 12:30 në hotel “Emerald”.
Kështu njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Dardanët do të përballen me Lituaninë në udhëtim më 12 tetor, ndërsa tri ditë më pas, respektivisht më 15 të këtij muaji do ta presin Qipron në stadiumin e rihapur “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë grumbullim Kosovës do t’i mungojë sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, i cili është i lënduar.
Kosova i ka grumbulluar tri pikë në grup duke humbur muajin e kaluar në shtëpi nga Rumania (0:3) dhe më pas duke e mposhtur Qipron në udhëtim (4:0).
Dardanët synojnë ta mbyllin grupin si liderë në Ligën C, Grupi 2.