Foda para ndeshjes historike me Turqinë: Gjasat janë 50-50, do japim gjithçka që të fitojmë

Foda para ndeshjes historike me Turqinë: Gjasat janë 50-50, do japim gjithçka që të fitojmë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur sot në konferencën në prag të lojës më Turqinë, raporton Gazeta Enigma.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen”.

Ai s’dha shumë detaje për ndeshjen.

“Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme që edhe nesër të performojmë me idetë tona. Ekipi i Turqisë është i fortë. E rëndësishme që të jemi kompakt. Me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm”.

Related Articles