Forca të shtuara të Njësisë Speciale janë parë para Gjykatës Themelore në Pejë, pak para se të nisë seanca e parë dëgjimore ndaj tre të arrestuarve nën dyshimet për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Seanca dëgjimore do të fillojë nga ora 16:00, njofton Gazeta ‘Enigma’.
Në këtë seancë dëgjimore pritet të caktohet masa e paraburgimit për tre të pandehurit./Gazeta Enigma/