Forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, janë duke u larguar nga vendi.
Në pamjet e mëposhtme shihen automjetet e KFOR-it ukrainas duke u larguar nga Kosova, por që ende nuk dihet se sa trupa po largohen.
Kujtojmë se të hënën presidenti i Ukrainës, Zelensky urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus.
40 trupat ushtarakë ukrainas shërbenin në Kosovë si paqeruajtës në kuadër të misionit të KFOR-it./Gazeta Enigma/