Mbrëmja e sotme do të jetë e rezervuar për ndeshjen Manchester City – Real Madrid që luhet në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.
Këto dy skuadra janë favorizuar për t’a fituar këtë trofe në këtë sezon, shkruan Gazeta Enigma.
Përveç përballjes në fushë një përballje e veçantë do të jetë edhe në panikna mes Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit.
Të dy trajnerët priten që në ndeshjen e sotme të luajnë me formacionin e zakonshëm 4-3-3.
Pep Guardiolës do t’i mungojë Joao Cancelo për shkak të kartonëve, kurse në dyshime është Kyle Ëalker dhe Stones.
Carlo Ancelotti do t’i mungojnë Alaba dhe Casemiro për këtë ndeshje, dy lojtarë të rëndësishëm për formacionin e tij, pasi nuk kanë arritur të rikuperohen me kohë.
Manchester City – Real Madrid luhet nga ora 21:00./GAZETA ENIGMA/