Formacionet zyrtare: Bayern – Manchester City

Formacionet zyrtare: Bayern – Manchester City

Bayern Munich pret Man Cityn në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.



Qytetarët e fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-0 dhe duken afër gjysmëfinales.

Në anën tjetër gjermanët shpesh kanë ditur të rikthejnë rezultatet në mënyrë fantastike dhe shpresojnë që kjo të ndodh edhe sot.

Thomas Tuchel për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Kingsley Coman, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe Choupo-Moting.

Në anën tjetër Pep Guardiola i ka besuar treshes Kevin De Bruyne, Jack Grealish dhe Erling Haaland.

Bayern Munich: Sommer; Pavard, De Ligt, Upamecano, Cancelo; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Sané; Choupo-Moting.

Man City: Ederson; Stones, Rúben Dias, Akanji, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Related Articles