Në orën 20:45, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në “Epet Arena” të Pragës për ndeshjen kundër Çekisë, e treta në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Një sfidë e rëndësishme për skuadrën kuqezi, që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në këtë turne.
Me tri pikë pas dy ndeshjeve të para, Sylvinho dhe të besuarit e tij kërkojnë një rezultat pozitiv për të qëndruar në garë për vendin e parë në grupin B2.
Më poshtë formacionet zyrtare: