Manchester City do të pres Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Santiago Bernabeu’ ishte mbyllur me rezultatin 1-1.
Si gjithmonë mbretërit e kanë publikuar formacionin e tyre zyrtare, dy orë para ndeshjes.
Qytetarët nuk kanë ndryshuar në formacion nga ndeshja e shkuar, duke luajtur në sulm me Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, Jack Grealish dhe Erling Haaland.
Antonio Rudiger do të jetë në bankë edhe pse në ndeshjen e parë ka shkëlqyer, ndërsa në vend të tij do të luajë Eder Militao.
Sulmi do të përbëhet nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Rodrygo.
Fituesi i kësja ndeshje do të luajë në finalen e Stambollit ndaj Interit.
Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo.