Real Madridi pret Chelsean në “Santiago Bernabeu” kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit vijnë në këtë takim pasi eliminuan Liverpoolin, duke e mposhtur në dy ndeshje.
Në anën tjetër Chelsea ishte më e mirë se sa Borussia Dortmund për të kaluar tutje.
Carlo Ancelotti i ka besuar formacioni 4-3-3 me Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rogrygo në sulm.
Në anën tjetër te Chelsea luajnë me sistemin 3-5-2, ku në sulm nga minuta e parë luajnë Reahem Sterling dhe Joao Felix.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Kroos, Fede Valverde; Rodrygo, Benzema, Vinicius.
Chelsea: Kepa; Fofana, Koulibaly, Thiago Silva; James, Kanté, Kovacic, Enzo Fernández, Chilëell; Sterling, Joao Félix.