Ilir Daja ka vendosur për formacionin 4-3-3 për ndeshjen ndaj Slavia Pragës.
Në sulm do të jenë Kransiqi, Rrahmani e Gripshi, ndërsa në mesin e fushës, sipas UEFA-s, do të paraqitet Dellova përkrah Emërllahut e Korenicës. Mbrojtja përbëhet nga Jashanica e Sinani në qendër dhe Armend Thaqi e Astrit Thaqi në krah.
Stivi Frashëri është në portë. Ndeshja Slavia – Ballkani zhvillohet prej orës 18:45. I takon fazës grupore të Ligës së Konferencës.